Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e deputetëve të Bardhit dhe Berishës

9 months ago 18

Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ditën e sotme, ashtu siç edhe ishte parashikuar, do të shqyrtohet kërkesa e depozituar nga grupi i Gazment Bardhit dhe i Berishës.

Ishin pikërisht 30 deputetë nga opozita ata që kërkuan që marrëveshja në fjalë, që i hapte rrugë ngritjes së dy kampeve në Shëngjin dhe në Gjadër, që të shpallet e pavlefshme.

Deputetët kërkuan që seanca në Gjykatë të ishte e hapur për publikun, por ajo do të bëhet me dyer të mbyllura për mediat. Sakaq, seanca pritet të nisë në orën 10:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article