Marrëveshja me Italinë/ “Po japim kontribut”, Rama nga Bavaria: Shqipëria nuk është zgjidhja e emigracionit ilegal, jemi të vegjël dhe s’kemi mjetet

9 months ago 21

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme në Bavari krahë kryeministrit të këtij landi gjerman, nga ku ka folur edhe për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.

Rama u shpreh se bashkë me liderin e grupit të EPP në Parlamentit Europian, Manfred Weber ka diskutuar se si Shqipëria mund të japë kontributin për këtë problem edhe përmes marrëveshjes së arritur me Italinë për emigrantët.

Megjithatë kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është zgjidhja e problemi pasi është “shumë e vogël dhe nuk ka mjetet për të qenë zgjidhja”.

“Pata nderin që të kisha mundësinë të ndaja disa mendime me kolegun tjetër dhe mikut Manfred Weber. Kemi folur për temat që kemi diskutuar dhe kemi hedhur në tryezë edhe me kryeministrin bavarez. Kemi folur për mënyrën si Shqipëria mendon të kontribuojë përmes emigracionit të paligjshëm përmes marrëveshjes që kemi arritur me Italinë.

Më duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja. Pikë së dyti sepse zgjidhja nuk është as në duart e një vendi të madh si Gjermania. Megjithatë ne mund të japim kontributin tonë për këtë zgjidhje. Kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë evropiane. E gjithë familja evropiane duhet të qëndrojë bashkë dhe të bjerë dakord për një përgjigje të vetme”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article