Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në SPAK, ku do të dalë para prokurorëve që do ta pyesin për dosjen “Partizani”.
Në një deklaratë para gazetarëve dhe mbështetësve që e prisnin, Berisha u shpreh se “beteja me krimin vazhdon”.
“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!
Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”
Deputetët mbështetës e pritën Berishën para godinës së SPAK. Flamur Noka, Luçiano Bocci, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe disa të tjerë qëndruan para Prokurorisë së Posaçme derisa makina e ish-kryeministrit mbërriti aty.
Të pranishëm janë edhe disa dhjetëra militantë, të cilët shpërthyen në brohoritje kur Berisha doli nga mjeti i tij.
Top Channel