Marshimi i heshtur kundër krimit, mbyllet pas 50 minutash protesta në Shkodër/ Boçi: Qytetarët reaguan fuqishëm

2 hours ago 22

Ka përfunduar pas rreth 50 minutash marshimi i qytetarëve në Shkodër kundër krimit të organizuar. Ky marshim i heshtur, sikundër e quajti nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, vjen 3 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqendrën e veriut, ku 3 persona humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz.

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së dhe drejtues politik i kësaj partie në Qarkun e Shkodrës, tha se Shkodra sot reagoi fuqishëm, Shkodra reagoi me këtë heshtje, e cila shpreh revoltën dhe zemëratën e qytetarëve, më fort se të gjitha ulërimat.

“Qyteti i gëzimit, qyteti i dijes, siç është Shkodra nuk mund të jetë qyteti i komanduar nga bandat.

Nuk mundet që Edi Rama të përsërisë pushtetin e tij me krim. Ne do të ndërtojmë marrëdhënien tonë solidare me qytetarët, ne duhet ti japim besim qytetarëve që beteja e tyre është beteja jonë.

Betejën tonë do e çojmë deri në fund bashkë me qytetarët. qytetaria nuk do të lejojë që Rama të qeverisë këtë vend me bandat”, tha Boçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article