Martial refuzon milionat arabe, sulmuesi francez dëshiron qëndrimin te United

9 months ago 8

Aventura e Anthony Martial te Manchester United mund të përfundojë verën e ardhshme, nëntë vjet pas ardhjes së tij për 60 milionë euro nga Monaco.

Kontrata e lojtarit francez do të skadojë në qershor dhe ka dyshime për gatishmërinë e “Djajve të Kuq” për të ushtruar opsionin e zgjatjes së marrëveshjes për sezonin e ardhshëm.

Martial raportohet se refuzoi oferta nga disa klube, përfshirë Fenerbahce dhe disa ekipe nga Arabia Saudite. Francezi është ende i vendosur të luftojë për vendin e tij në skuadrën e Erik Ten Hag.

Read Entire Article