Masa disiplinore ndaj Tedi Blushit, reagon nënkryetari i PL-së: Tronditi deri në palcë bandën e hajdutëve në Bashkinë e Tiranës

8 months ago 7

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me masën disiplinore ndaj këshilltarit të PL-së, Tedi Blushi nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se ‘Blushi i tregoi prangat grabitqarit dhe kusarit Veliaj dhe kjo ka tronditur deri në palcë bandën e hajdutëve në Bashkinë e Tiranës’.

“Atavizma Kuko perjashton Tedi Blushin se i tregoi prangat Veliajt! Atavizma e Veliajt ne Keshilin Bashkiak te Tiranes Romina Kuko denon me dy muaj Keshilltarin e Partise se Lirise Tedi Blushi.

Blushi i tregoi prangat grabitqarit dhe kusarit Veliaj dhe kjo ka tronditur deri ne palce banden e hajduteve ne Bashkine e Tiranes. E verteta i dhemb shume fare Veliajt. Atavizma Kuko nje kukull idiote ne duart e Veliajt denon Blushin megjithese u pa publikisht qe mbledhja vazhdoi, pra ka zero arsye per te marre nje mase denimi.

Hajdutet qe votuan per dy minuta 350 milione euro buxhet, ku paguhet edhe incineratori, qe nuk ekziston, kane surrat dhe denojne Blushin se ju tregoi te verteten, pra prangat, qe e presin”, shprehet Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article