TIRANE
Për të dytën herë prokuroria e Tiranës pritet ti drejtohet me letërporosi Sllovenisë për të marrë informacion në lidhje me pronarët e një automjeti që u përdor për të vëzhguar Brilant Martinajn dhe dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, para se të ekzekutoheshin te mbikalimi i Fushë Krujës më 17 korrik 2022.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të cilat thanë se pas marrjes së përgjigjes së letërporosisë së mëparshme të dërguar në këtë shtet, por edhe të një tjetre në Kosovë, është parë e nevojshme, qetë kërkohen të dhëna shtese në Slloveni që kanë të bëjnë pikërisht me automjetin tip Volkswagen Polo, e cila është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe personat brenda këtij automjeti dyshohet të kenë ndihmuar me informacion skuadrën e vrasësve, për lëvizjet e shënjestrave.
Automjeti, është gjetur i djegur më pas dhe janë gjetur disa të dhëna që e lidhin me Slloveninë. Në Kosovë për të njëjtin automjet është tentuar marrja e dëshmisë së një personi që e ka pasur përkohësisht në pronësi, por ai nuk ka qenë bashkëpunues me autoritetet. Identifikimi I pronarëve dhe mënyrës sesi makina ka hyrë në Shqipëri mund të hapë një pistë të mirë për hetuesit, për të rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar të masakrës.
Brilant Martinaj u qëllua për vdekje bashkë me dy miqtë tek mbikalimi I Fushës Krujës. Pas masakrës u zhduk pa gjurmë kushëriri I tij, Ervis Martinaj, i njohur si mbreti i kumarit. Të dyja ngjarjet por edhe atentate të tjera ku viktima kanë qenë njerëzit e Ervis Martinajn, janë pa autorë. Motivi I ngjarjeve është larja e hesapeve mes grupeve kriminale që u përplasën për lojërat e fatit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb