Masat e GJKKO-së për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, Kumbaro: Maxhoranca ka luftuar që ky sistem i drejtësisë të ngrihet dhe të funksionojë

1 year ago 9

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë këtë të mërkurë u pyet nga gazetarët edhe për zhvillimet e fundit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ajo u shpreh se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që ato të punojnë të pavarura.

“Në emër të qeverisë, mund t’ju konfirmoj se si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimtarinë apo vendimmarrjen e instancës së drejtësisë dhe SPAK, apo institucioneve të tjera dhe nuk kemi bërë komente, respektojmë ndarjen e pushtetit. E respektojmë jo se e thotë Kushtetuta, por se kjo mazhorancë ka qenë ajo që ka themeluar,  ka punuar dhe luftuar që ky sistem i drejtësisë Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO të ngrihen dhe të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. Në këtë kontekst nuk bën përjashtim, të gjitha janë veprime procedurale, të atyre organizatave, të këtyre etniteteve, nuk shoh asnjë arsye që të bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë. Jam anëtare e Parlamentit dhe e qeverisë kur është krijuar ky sistem, kemi besuar që ai të funksionojë i lirë nga të gjitha interpretimet, mendoj se duhet ta respektojmë këtë pavarësi të sistemit të drejtësisë dhe të presim të gjithë me durim punën që bëjnë drejtuesit e SPAK-ut”, tha Kumbaro.

Top Channel

Read Entire Article