“Mazhoranca e ka kthyer parlamentin në bunker, nuk njeh asnjë të drejtë”, Vasili: Mafias mund t’i përgjigjesh vetëm me goditje

1 year ago 10

Balkanweb app Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me aksionin e fundit të deputetëve të opozitës, të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare në Kuvend ditën e djeshme.

Vasili u shpreh se mazhoranca e ka kthyer parlamentin në një “bunker ligjor të veprimtarisë mafioze të qeverisë”.

Ai u shpreh se mafias mund t’i përgjigjesh vetëm me “goditje”, ndërsa shtoi se mazhoranca socialiste ka rrëmbyer debatin dhe nuk njeh asnjë të drejtë.

“Do jem pjesë e aksionit opozitar, nuk është gjë për t’u fshehur. Edhe jam dënuar më herët në atë sallë sepse mazhoranca e gjykon që duhet të përjashtojë deputetët e opozitës. Kemi një parlament të kthyer në bunker ligjor të veprimtarisë mafioze të qeverisë.

Aty ka kaluar ligji për portin e Durrësit, shembjen e teatrit, etj. Nuk ka më asnjë funksion parlamentar. Unë kam propozuar një projekt ligj për uljen e çmimit të karburantit para një viti. Ky ligj u bllokua dhe sot e kësaj dite nuk është votuar. E bëjnë me qëllim.

Kulmi është se ky parlament nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese. GJK ka hequr detyrimin për lejen e tubimeve, të cilat duhet thjesht të njoftohen me shkrim. Si mund t’i kundërpërgjigjesh mafias, përveç goditjes? Nuk është se ka një moment debati, por ata e kanë rrëmbyer dhe nuk njohin asnjë të drejtë.
Ato koncesionet që janë para drejtësisë për korrupsion janë vendosur në atë parlament dhe ne i kemi kundërshtuar. Historitë e krisjeve me opozitën janë histori kot. Unë dhe Bylykbashi nga PD ndodheshim në një tryezë me OSBE për votën e emigrantëve”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article