Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se zgjatja e mandatit të Komisionit hetimor për Shëndetësinë, u bë pasi mazhoranca nuk ka pasur vullnet për hetim parlamentar për dy prej koncesioneve, që i konsideroi më abuzivet në shëndetësi.
Në një lidhje skype në rubrikën “Opinion”, Vokshi u shpreh se momentalisht institucionet nuk vënë në dispozicion të komisionit dokumentacione kërkuar, ndërkohë shtoi se po pengohej puna hetimore.
Vokshi paralajmëroi se ndaj çdo drejtuesi të institucioneve që refuzon të japë informacion, do të procedohet nëpërmjet kallëzimeve, ashtu siç edhe ligji e parashikon.
Pse u shty mandati i komisionit deri në tetor?
Vokshi: Mazhoranca nuk ka pasur vullnet për hetim parlamentar për dy prej koncesioneve që janë më abuzive e korruptive në shëndetësi. Të dyja arrijnë vlerën e më shumë se 200 mln eurove.
Mendoni ç’mund të ishte bërë me këto para nëse nuk u ishin dhënë klientëve dhe miqve të mazhorancës.
Sot nuk kemi studimet e vizibilitetit për asnjë prej koncesioneve.
Deri më sot kemi pasur disa seanca për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, por pyetja e tyre nuk lidhet drejtpërdrejt me kontratat apo dokumentet e tenderit.
Rama dhe mazhoranca kanë bërë mbrojtësin publik të Sterilizimit.
Po praninë e dokumenteve është e pamundur që të vijojnë punën. Po pengohet hetimi parlamentar. Po presin edhe këtë javë, më pas do të ndjekim siç ligji e parashikon, kallëzim për këdo drejtues që pengon punën e komisionit
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb