MAZNIKU: Buxheti 2025, prioritet pushteti vendor me 9.3% RRITJE

2 hours ago 17

Buxheti i vitit 2025 për pushtetin vendor do të jetë 9.3% më i madh se ai i vitit që po lëmë pas. Kjo rritje është proporcionale tek të gjitha bashkitë e vendit. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se ky tregues i buxhetit, tregon për rëndëinë që pushteti vendor ka për qeverinë.

“Buxheti vendor total ka një rritje prej 9.3% krahasuar me një vit më parë, që është një rritje më të madhe edhe se rritja ekonomike, edhe se rritja totale e të arhdurave të buxhetit që do të thotë për qeverinë dhe për mënyrën se si është alokuar buxheti, pushteti vendor ëstë trajtuar si një prioritet” – tha ministri në mbledhjen e Këshillit Konsultativ

Po ashtu Pushteti vendor ka patur rritje edhe në të ardhurat që mbledh vetë, duke rritur performancën e vetë bashkive. -“Të ardhurat e veta totale janë parashikuar me një rritje prej 11.7% duke ndjekur një vit që ka qenë shumë i mirë për të ardhurat e bashkive”.- shtoi minsitri Mazniku

Bashkitë kanë patur rritje të buxhetit edhe për transfertat e pakushtëzuara të përgjithshme dhe ato sektoriale duke përfshirë këtu edhe buxhetin për pagat e punonjësve të pushtetit vendor të cilat kanë pësuar një rritje dinjitoze duke e bërë kështu pushtetin vendor konkurrues në treg edhe me kompanitë private

Read Entire Article