Mbahet Samiti Ukrainë – Europa Juglindore në Tiranë (Axhenda)

7 months ago 11
11:22 28/02/2024

Në Tiranë mbahet për herë të parë Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, me praninë edhe të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Kryeministri Rama ishte mikpritësi i liderëve pjesëmarrës në këtë samit.

I pari lider që mbërriti ishte pikërisht Presidenti Zelensky, që së bashku me Kryeministrin Rama bashkëdrejtojnë Samitin Ukrainë-Europa Juglindore. Të dy mikëpritën ardhjen e delegacioneve.

Rama-Zelenskyy pritën Kryeministren e Bosnjes-Hercegovinës. Më pas vijuan me pritjen e Presidentes së Moldavisë, Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, atij të Maqedonisë së Veriut, Presidentit serb Vuçiç, Kryeministrit të Kroacisë dhe në fund Presidentin e Malit të Zi.


Axhenda

Në orën 11:00 bëhet mbërritja e liderëve të shteteve në Pallatin e Kongreseve. Mes tyre do të jenë Presidentja e Kosovës, ai i Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj. Ndërsa krerët e shtetit të Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë do të adresojnë fjalën e tyre nëpërmjet një videomesazhi.

Në orën 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit.

Në orën 13:00 bëhet foto familjare.

Në orën 13:30, ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. 


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article