Mbante të mbyllur nënën, gruan dhe vajzën, zbulohen detaje të reja, 35-vjeçarit do t’i bëhet ekspertiza ligjore

8 months ago 8

Zbulohen detaje të reja në lidhje ne 35-vjeçarin Jetnor Zhabolin, i cili mbante të mbyllur në banesë nënën, gruan dhe vajzën.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ndaj 35-vjeçarit do të kryhet një ekspertizë ligjore, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Çifti Zhaboli ishin prindër të dy fëmijëve 9 dhe 3 vjeç. 35-vjeçari nuk ka precedent penal dhe ka një skedë të pastër në policinë e shtetit.

Policia e ka mbajtur në monitorim prej kohësh situatën në familjen në fjalë pasi kishte informacioni që bashkëshorti dhunonte bashkëshorten, por kur janë thirrur nga policia më parë bashkëshortja ka deklaruar se nuk dhunohej nga 35 vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article