Mbappe flet për çmimin e fituar, por edhe për kapitullin e radhës në karrierën e tij

5 months ago 16

Kylian Mbappe është zgjedhur futbollisti i sezonit 2023/24 në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi francez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me PSG-në, edhe pse do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Mbappe ka thënë se hapi i radhës për të do të jetë shumë emocionues, por nuk ka përmendur emra se ku do ta vazhdoj karrierën.

Megjithatë Real Madridi pritet të jetë skuadra e re e Mbappes ku thuhet se tanimë ka një marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

“Kapitulli i radhës për mua do të jetë shumë emocionues. Do të zbuloj gjëra të reja me siguri dhe kjo më lumturon pa masë. Është më e vështirë nga sa duket ky moment i lamtumirës. Po mbyllet një kapitull i jetës sime”, deklaroi Mbappe.

Ai ka thënë se ndihet i lumtur që po largohet nga Ligue 1 me shumë rekorde të thyera.

“Më vjen mirë që jam mundur në çdo moment të nderoj dhe të jem një përfaqësues i denjë i Ligue 1. I falënderoj të gjithë njerëzit në klub, presidentin. Do të më mungojë skuadra, klubi. Por, largohem nga PSG me kokën lart”.

“Babai im kërkonte që të bëja histori në Ligue 1 para se të largohesha nga kampionati. Për mua ishte një udhëtim i gjatë në këtë kampionat dhe ndjehem i lumtur për gjithçka”, ka thënë Mbappe.

Read Entire Article