Mbappe gjen akordin me Real Madrid, do t’u bashkohet “Los blancos” në verë

9 months ago 19
15:28 08/01/2024

Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur një marrëveshje me Los Blancos. Në dy vitet e fundit, ylli francez dhe Galaktikët janë përfshirë në diskutime për transferimin, që kanë përfunduar me zhgënjimin e spanjollëve.

E në këtë merkato dimri, drejtuesit e Los Blancos vendosën të ishte tentativa e fundit, e këtë ia bënë të qartë edhe futbollistit.  Mbappe i përfundon kontrata në fund të sezonit. Sipas footmercato, lojtari dhe klubi spanoll kanë arritur një akord verbal në ditët e para të janarit, pasi ai refuzoi të zgjaste qëndrimin e tij në Paris Saint-Germain.

Por oferta e bërë nga gjigantët spanjollë është më e ulët se ajo që iu bë kapitenit të Francës gjatë negociatave në vitin 2022.

Mbappe ishte i lirë të negocionte me klubet e tjera duke nsiur nga data 1 janar, pasi kishte hyrë zyrtarisht në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me PSG.

Sipas Le Parisien, në garë për shërbimet e francezit është edhe Liverpool, që i kisthe bërë një ofertë joshëse sulmuesit 25 vjeçar.

Klan News

Të kuqtë e shikojnë Mbape si futbollistin ideal për ti bërë ballë një skuadre të mbushur me yje si Mançester Siti.

Sipas njerëzve afër futbollistit, ende nuk ka firmë në kontratën me “Galaktikët”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article