Mbappe luajti me një detaj të veçantë në fanellë, francezët shpjegojnë risinë që futën

10 months ago 6

Mbrëmë (e premte), lojtarët e Paris Saint Germain mposhtën Monacon me rezultat 5-2 në një derbi fenomenal të Ligue 1 dhe Kylian Mbappe kishte një detaj të veçantë në fanellën e tij.

Sulmuesi fantastik i klubit nga Parc des Princes në këtë ndeshje mbante një stemë apo distinktiv mbi mbiemrin e tij në fanellën e tij, gjë që tërhoqi vëmendjen e tifozëve pasi nuk e kishin futbollistët e tjerë.

Francezët shpjeguan se kjo është një risi e prezantuar nga federata vendase e futbollit, pasi që tani e tutje golashënuesi më i mirë i ligës do ta mbajë këtë distinktiv në ndeshje.

Kylian Mbappé avec son badge de meilleur buteur de Ligue 1 sur son maillot. C’est Pauleta qui lui a offert le maillot avant match. Le direct > https://t.co/4SmnKvecjy #PSGASM pic.twitter.com/Lffe9i3fJ8

— L’ÉQUIPE (@lequipe) November 24, 2023

Aktualisht është Mbappe me 14 gola, ndërsa shoqëruesi i tij i parë Akor Adams nga Montpellier ka dy herë më pak (7).

Siç qëndrojnë gjërat, distinktivi mund të qëndrojë në fanellën e Mbappes për një kohë të gjatë, ndoshta deri në fund të sezonit.

Në ndeshjen e mbrëmshme, Mbappe shënoi një gol, ndërsa gola shënuan edhe Goncalo Ramos, Ousmane Dembele, Vitinha dhe Randal Kolo Muani. /Telegrafi/

Read Entire Article