Mbappe ose Haaland te Real

9 months ago 31
23:49 08/01/2024

Norvegjezi është një tjetër alternative te madrilenët

Objektivi kryesor i Real Madrid është përforcimi i sulmit me Kylian Mbappe për të cilin flitet shumë ku jo në pak raste është thënë se janë pranë akordit. Por deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar, nëse do të qëndrojë te Paris duke rinovuar apo do të largohet.

Në listën e madrilenëve është edhe Erling Haaland, nëse Mbappe shkon në Madrid. Norvegjezi vlerësohet nga Carlo Ancelotti dhe Real nuk duhet të ketë problem të paguajë kartonin e tij. Sipas gazetës spanjolle “AS” klauzola është më pranë 100 milion Eurove për ekipet jashtë Premier League që duhet të shpenzojnë gati dyfishin për të bindur drejtuesit e Manchester City.

Haaland është nën kontratë me City deri në 30 qershor të 2027. Real Madrid kërkon më shumë alternativa për të shkuar te goli edhe pse aktualisht ka lojtarë si Vinicius Jr, Rodrygo apo Bellingham dhe prej verës Endrick.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article