Mbappe te Real Madridi, kjo do të thotë që Milani mbetet pa yllin e saj që do ta shes për 175 milionë euro

8 months ago 17

Pasi të gjitha mediat e njohura botërore njoftuan se Kylian Mbappe më në fund do të kalojë te Real Madrid dhe se për të gjitha detajet janë dakorduar, Paris Saint Germain tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Lajmi që tifozët e Real Madridit e kanë pritur prej muajsh është konfirmuar mbrëmë dhe Kylian Mbappe patjetër do t’i bashkohet Real Madridit.

Këtë e ka konfirmuar gazeta e respektuar franceze Le Parisien, e cila ka bërë të ditur se Mbappe ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga PSG në fund të sezonit dhe për t’iu bashkuar Real Madridit.

Mbappe do të mbërrijë te mbretërit si futbollist i lirë për shkak se kontrata e tij me parisienët skadon në fund të sezonit, e ku francezët nuk do të fitojë asnjë cent nga largimi i tij.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Paris Saint Germain nuk do të rrijë duarkryq dhe ka gati paratë për zëvendësimin e tij.

Pothuajse të gjitha mediat franceze, përfshirë dhe gazetarin italian Matteo Moretta, raportuan këtë mëngjes për synimi kryesor i PSG-së është ylli i madh i Milanit, Rafael Leao.

Portugezi ka shkëlqyer vitet e fundit në Milan dhe është motori kryesor i skuadrës në të gjitha rolet sulmuese. Një sezon e gjysmë më parë ai ishte MVP i kampionatit dhe i solli Milanit titullin që e priste prej 11 vitesh.

Leao e zgjati kontratën me Milanin vitin e kaluar dhe aty thuhet se klauzola e blerjes për largimin nga klubi është 175 milionë euro.

Megjithatë, duke qenë se klubet në Serie A nuk kanë paratë që ka PSG, ka të ngjarë që Milani të pranojë një ofertë më të vogël për yllin e tyre më të madh.

24-vjeçari luan në të njëjtin pozicion si Mbappe dhe për sa i përket shpejtësisë, ai është një nga të paktët futbollistë që mund t’i përshtatet disi yllit të ardhshëm të Real Madridit.

Këtë sezon në Serie A, ai shënoi tre gola dhe shtatë asistime në 20 ndeshje. /Telegrafi/

Read Entire Article