Mbështetja kundër Polonisë/ Biletat për sfidën që do të luhet në “Air Albania” thuajse të gjitha të shitura

1 year ago 20
Reklamë
23:43 15/08/2023

Në muajin Shtator do të luhen dy sfida të rëndësishme për kombëtaren shqiptare të futbollit.

Më 7 Shtator, kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të luajnë në Pragë kundër kryesueses së Grupit E, Republikës Çeke.

Kuqezinjtë kanë 1 pikë më pak se sa çekët që kryesojnë me 7 pikë.

Por interesim të madh te tifozët, ka sjellë sfida e tri ditëve më pas në stadiumin “Air Albania”.

Biletat e dala në shitje janë blerë thuajse plotësisht, e vetëm një numër i vogël i tyre janë ende të lira.

Sfida ka një rëndësi të madhe për përfaqësuesen, që synon kualifikimin për në Euro 2024.

Kundër Robert Levandovskit e lojtarëve të tjerë polakë, futbollistët e Silvinjos do të kenë mbështetje maksimale nga tifozeria shqiptare.

Ndërkohë trajneri brazilian ka nisur nga puna për emrat që do të grumbullojë për dy sfidat.

Me përfaqësuesen pritet që të afrohet edhe sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja.

Ai ishte grumbulluar nga kombëtarja dardane për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës, por nuk u aktivizua fare.

24-vjeçari luan te skuadra e Antverp e pritet që të jetë risia e Silvinjos për takimet e radhës, të cilat do të transmetohen në televizionin Klan.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article