“Mbeten të paprekura momentet triumfuese dhe raportet e ndërtuara ndër vite” – Bonucci dhe Juventusi gjejnë sërish gjuhën e përbashkët

8 months ago 40

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se ish-mbrojtësi i tyre, Leonardo Bonucci, nuk do të ngrejë padi kundër klubit pas largimit të tij verën e kaluar.

Bonucci u nda nga skuadra gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, ndaj nuk u lejua të stërvitej me skuadrën dhe të luante ndeshje.

Në shtator të vitit të kaluar, ai nënshkroi për Union Berlin dhe njoftoi se do të padiste Juventusin për mosrespektimin e marrëveshjes kolektive mes klubeve dhe futbollistëve profesionistë, por tashmë është e qartë se kjo nuk do të ndodhë.

Italiani ka ndryshuar qëndrim, ndaj nuk do të ketë asnjë betejë ligjore.

Juventus njoftoi se problemi u zgjidh pa pasoja financiare, kështu që të dyja palët janë të kënaqura me rezultatin.

“Juventus dhe Leonardo Bonucci janë plotësisht të kënaqur me rezultatin e kësaj çështjeje, e cila i lë të paprekura momentet triumfuese dhe raportet e ndërtuara ndër vite”.

Kjo nuk është një befasi sepse Bonucci tha në dhjetor se nuk është më aq i zemëruar sa ishte gjatë verës. Më pas ai theksoi se ishte i vendosur për të ecur përpara.

Bonucci bëri 502 paraqitje dhe shënoi 35 gola për Juventusin ku fitoi tetë tituj kampion italian. Ai aktualisht luan te Fenerbahce. /Telegrafi/

Read Entire Article