Mbi një dekadë në qendër të vëmendjes, Rita Ora: Ka shumë artistë që filluan karrierën në të njëjtën kohë me mua por nuk e di ku janë tani

10 months ago 8

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për “ES Magazine”.

Ajo ka folur për sukseset e saj që e shoqëruan përgjatë 11 viteve në skenë, ku shumë artistë që e filluan rrugëtimin në të njëjtën kohë me të, nuk ia dolën të ruanin qendrën e vëmendjes.

Viti i kaluar shënoi një dekadë që nga kulmi i saj i madh si vokalistja e hitit “Hot Right Now” me DJ Fresh.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo i atribuon jetëgjatësinë e saj ndershmërisë. “Kam qenë gjithmonë shumë transparente”, thotë ajo.

“Pavarësisht nëse kjo më ka çuar në rrugë të këqija, në fund të ditës njerëzit ndihen sikur më njohin. Gabimet nuk janë gabime, dhe jam vërtet krenare për atë që kam bërë deri më tani. Gjithmonë kam qenë unë vetë”, tha Rita.

Foto: Rita Ora/Instagram

“E vetmja mënyrë për të mbijetuar në biznesin tim është duke qenë e sinqertë me veten — sa gjatë do të pretendosh? Do të lodhesh në një pikë të caktuar. Do të kapesh duke bërë diçka në një restorant”, thotë ajo.

“Kjo është arsyeja pse kam zgjatur kaq gjatë. Ka [artistë të tjerë] që dolën në skenë në të njëjtën kohë me mua — nuk e di ku janë tani”, tha Rita për ES Magazine.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora përndryshe po përmbyll një vit të suksesshëm në muzikë, pasi gjatë vitit 2023 ajo publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, të titulluar “You & I”. /Telegrafi/

Read Entire Article