Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, zbardhet fjala e Nokës: Takoni drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha, protesta e 11 korrikut të jetë madhështore

4 months ago 8

Është zbardhur fjala e Flamur Nokës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se Noka në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike tha se duhet të takohen veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha. Noka tha se protesta më 11 korrik duhet të jetë madhështore.

Flamur Noka: Kryetari i Partise pershkroi arritjet e PD-se ne kete periudhe. Pika e pare e diskutimeve eshte bashkimi.

Drejtuesit e PD-se,  Kryesise, Keshillit Kombetar, kryetaret e degeve te kontaktojne me çdo demokrat per ta integruar ne strukture. Ne duhet te jemi te hapur dhe te shtrijme doren e bashkimit per demokratet si edhe jodemokrate , por qe jane kunder Qeverise.

Takoni veçanerisht drejtuesit e degeve qe jane mashtruar nga pengu( Basha)

Protesta e 11 korrikut duhet te jete madheshtore sepse jemi e vetmja parti ne europe ku lideri yne eshte i burgosur politik pa prove,  fakte dhe akuze.

Nje regjim autokratik qe te asgjesoje opoziten ose burgos liderin ose te nxjerre jashte ligjit ate. Regjimi ka zgjedhur te burgos liderin tone.

Deget e PD-se kane  grupet e puneve. Te gjithe ne terren. Ne fleteplasoje do te jene te gjitha pikat perse i ftojme qytetaret ne proteste. Do te realizohet dhe spoti i cili do te shperndahet masivisht. Sensibilizimi eshte shume i rëndësishëm.

Kryetaret e degeve, anetaret e KK qe jane pjese e grupeve te punes te jene ne cdo rruge, takime me qytetare per t’i ftuar ata ne proteste. Ashtu sikunder vepruam ne protesten e 20 shkurtit.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article