Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Berishën, Hysaj: Shqipëria në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje

10 months ago 18

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve sot duke e krahasuar atë me Komisionin e Etikës.

Hysaj u shpreh se “si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e radhës u quajtëm kulakë”.

“Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje”, u shpreh ajo.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Mandateve apo Komisioni i Etikës u mblodh sot?
Si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e rrallës…
U quajtëm kulakë, kush është emri i ri që po na vihet?
Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje,
Jetojmë në momentet ku E Drejta e Pronës, E Drejta Jetës, E Drejta e Mendimit Ndryshe, E Drejta për të folur haptazi dhe pa frikë po shuhen çdo ditë.
Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës është precedenti më i frikshëm i 33 viteve të pluralizmit politik.
Ku po shkojmë???

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article