Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të PD, Tritan Shehu: Neveri për ‘skuthat e cimkave’, nxorën nga konteksti qëndrimin tim

10 months ago 44

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të demokratëve.

Përmes një reagimi në “Facebook” Shehu ironizon ata që i cilëson ‘skutha të cimkave’, ndërsa shton se kanë nxjerrë nga konteksti qëndrimin e tij në mbledhjen e grupit.

REAGIMI I SHEHUT
Neveri per „skuthat e cimkave”!
Lexoj ne media disa „regjistrime“ tipike per ish sigurimsat e dikurshem.
Te nxjerra keto pjese-pjese mbi fjalet e mia, pa dijenine time, ne mbledhjen e grupit parlamentar.
Dhe si cdo “skuth”, qe ben kete ndyresi ne fshehtesi, duke perfituar nga diskutimet e lira, shkembimin kolegjial te mendimeve, sic duhet te jete nje mbljedhje e tille…
Publikon dicka, pa guxuar te vendose emrin tij si autoresi, as pseudonimin.
Publikon ashtu si i intereson copa te nje diskutimi te lire, te gjate, fragmente te asaj, qe bisedohen midis kolegeve, e te dala keto shpesh jashte kontestit.
Me nje keq dashje primitive kjo, si burracak, per te denigruar….
Por dhe per t’i dhene vehtes ate qe nuk ka, nepermjet “fjalimeve patetike” te para pregatitura ne disa skuta.
Tipike keto metoda per “brumbujt” frikacake, qe jane mesuar vetem te zvarisen.
Dhe qe nga “balta” ku jane zhytur kerkojne te “pickojne” me lart….
Une vleresimet e mia negative per ate mareveshje mbi refugjatet i kam bere publike, qe oret e para te publikimit te saj e ne vazhdimesi, ne menyre konstante.
Ashtu si ne vazhdimesi, ne vite kam dhene e jap vleresimet e mia me superlativa per Italine mike, edhe si ish Minister i jashtem kjo.
Gje qe nuk me ka penguar aspak ta quaj publikisht krejt te gabuar ate mareveshje.
Keto qendrime ja kam transmetuar personalisht edhe disa institucioneve e kolegeve te nderuar italiane.
Dhe ketu qendroj, qartesisht e me transparence!
Por fatkeqesisht qenkemi te detyruar te bashkejetojme edhe me „skutha“!
Pa identitet keta, sepse dhe perballe identitetit tremben e zhyten ne pluhur!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article