Mblidhet Asambleja e PS-së, në fokus riorganizimi i partisë/ Rama: Duhet cens real i anëtarëve aktivë

7 months ago 13
18:25 21/02/2024

Prej orës 17:30, ka nisur online Asambleja e Partisë Socialiste, e cila ka nisur me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Referuar asaj që ka mësuar gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, kryeministri Rama ka thënë se problem serioz janë përbërja e organizatave dhe regjistri i PS-së.

“Problemet e konstatuara janë serioze në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Nevojë për të arritur balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave. Duhet një Cens real i anëtarëve aktivë. Ndajeni veç pjesën jo aktive: E verifikojmë këtë të dytën nëse ka vdekur, emigracion apo i larguar nga partia. Duam minimalisht 4 anëtatë të rinj në çdo organizatë.  Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 Mars-15 Prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të parties”, mësohet të ketë thënë Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se barrën më të madhe e kanë drejtuesit politikë, të cilëve ju ka bërë thirrje që të punojnë sikur në 15 Mars të jenë zgjedhje e përgjithshme.

“Unë i kam anuluar të gjitha aktivitetet e tjera dhe do të bëj organizatat e mia. Kam marrë zonën time me nga një zonë për çdo qark. Ju të tjerët do bëni një për një organizatat tuaja. Një për një. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Por punoni sikur në 15 Mars të ishin zgjedhjet e përgjithshme.”

Në fjalën e mbajtur në nisje të Asamblesë së PS, Rama ka kërkuar që të bëhet analizë për çdo kryetar njësie organizative.

“Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Mbi çdo gjë, ato struktura janë aty për hallet e njerëzve. Të jenë një iventar për çdo familje, të dhënat sociale, ekonomike dhe hallet e tyre.”

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article