Mbrëmje franceze për Milanin, nënshtron Romën në “San Siro”

9 months ago 17

Milani ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 20-të, ku tre golat për kuqezinjtë erdhën nga lojtarët francezë.

Kuqezinjtë edhe pse kanë mbetur prapa, tani nëntë pikë larg Interit, nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, pasi vetëm tani ka filluar faza e dytë e kampionatit.

Me të filluar takimi, Yacine Adli përfitoi nga një asistim i Tijjani Reijnders për të shënuar për 1-0.

Le premier but en rossoneri de Yacine Adli avec beaucoup de sang froid ! pic.twitter.com/4MRbxn8HmQ

— AC Milan – FR (@AC_MilanFR) January 14, 2024

Roma kishte raste për të barazuar në pjesën e parë, por edhe përkundër tyre nuk ia doli.

Në fillimin e pjesës së dytë, Olivier Giroud shënoi me një goditje me kokë për 2-0.

Assist from Simon Kjær who has looked good since getting back into AC Milan's starting XI. 💪pic.twitter.com/y5OLRbROxC

— Danish Scout (@DanishScout_) January 14, 2024

Roma fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Leandro Paredes, duke e mposhtur Mike Maignan për 2-1, duke u menduar se u hap ndeshja.

Por dilemat e fituesit i shoi, Theo Hernandez që shënoi për 3-1, pas asistimit të Giroud.

⚽️🇮🇹 GOAL | AC Milan 3-1 AS Roma | Théo Hernandez

WHAT A GOAL FROM THEO HERNANDEZ !!!!!!!pic.twitter.com/uWCFWZGwYa

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 14, 2024

Milani me këtë fitore mbetet i treti me 42 pikë, katër më pak se Juventsi dhe nëntë më pak se Interi. Roma në anën tjetër mbetet në vendin e nëntë me 29 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article