Mbrojtja braktisi seancën, Berisha: Unë mund të mos i çoja fare! Gjykatësja përzgjodhi ‘Kmerin e Kuq’ me porosi të Ramës

1 year ago 35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se pse u larguan përfaqësuesit e tij ligjor nga seanca e djeshme gjyqsore.

“Përfaqësuesit e mi shkojnë aty për të treguar se unë ndaj gjykatës dhe institucioneve tregoj respektin tim.

Unë mund të mos i çoja fare, u thosha dilni dhe bëni deklarata në medie dhe aty mos shkoni, por jo ata kanë shkuar.

Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatësje. A e patë more kë zgjodhi ajo, po ajo ishte fenomenale, sikur ta kisha porositur unë. Atë kmerin e kuq. Ajo ishte gjëja më e bukur. Edi Rama ja çoi, Edi Rama ja nisi. Po, po, po. Të mos të më thotë njeri mua, sepse mos t’ju them edhe personin që i tha të shkonte atje sepse ku e njifte ajo… Por Edi Rama ia nisi. Ata kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar largohu sepse ke shkelur Kushtetutën. Në qoftë se gjykatësja do të thoshte e thërras Sali Berishën për ta pyetur për efekte të hetimit të Gjykatës, çka është e drejtë ligjore e saj, unë do të shkoja cilido të thërriste. Por ajo më thërret për të më komunikuar një masë, vendim të cilin e merrë duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo.

Ata i kërkuan këtë gjë, por ajo… Ende nuk kam komunikuar të di se çfarë ju ka thënë. Por Rama… sepse çdo gjë komunikohet me Ramën, me ankrochat apo diçka tjetër nuk u di, do të më duhet kohë ta deshifrojë se me çfarë komunikojnë me njeri tjetrin. Por ata prapë do të shkojnë kur të thirren, do të shkojnë kur të thirren, kur të kemi për të shkuar. Unë rri në kontakt me organet e drejtësisë pavarësisht se Edi Rama i menaxhon gjithmon”- tha Berisha.

Top Channel

Read Entire Article