Serbia ka patur këtë të dielë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 20:00.
Sipas sondazheve të para favoirit për të fituar zgjedhjet është presidenti aktulal i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ndërkohë politikanët shqiptarë në këto zgjedhje kanë qenë të ndarë.
Fillimisht do të numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale.
Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.
/Vizionplus.tv/