Mbyllet pa fitues pjesa e parë mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit

10 months ago 20

Ballkani dhe Viktoria Plzen kanë luajtur baras me rezultat 0-0 pas 45 minutave të para në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Konferencës në grupin C aty ku lider është ekipi çek me 13 pikë momentalisht.

Ballkani ishte skuadër më e mirë në këtë pjesë duke rrezikuar në disa raste portën e mysafirëve.

Fillimisht ishe Edvin Kuc në minutën e 13-të i cili tentoj që me kokë të shënojë, por fatkeqësisht lojtari mysafir e largoi topin që po shkonte drejt portës.

Menjëherë në aksionin vijues Ballkani rrezikoi edhe një herë tjetër përmes Qëndrim Zybës por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Klubi nga Suhareka iu afrua seriozisht golit në minutën e 35-të, ku kësaj radhe Bernard Karrica bëri një goditje të fuqishme nga jashtë zonës por ishte portieri mysafir ai i cili nuk lejoi të mposhtej.

Krejt çka Viktoria Plzen arriti të bëjë në 45 minutëshin e parë ishte një goditje nga Jan Kliment, e cila nuk paraqiti shumë rrezik për portën e Enea Koliçit.

Në rast se Ballkani vazhdon me këtë ritëm të lojës njësoj si në pjesën e parë, atëherë me shumë mundësi edhe goli do të vijë./Telegrafi/

Read Entire Article