Mbyllet pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Chelseat – dy gola, një penallti e humbur dhe disa vendime kontroverse

8 months ago 16

Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj Chelseat, në derbin që po luhet në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Blutë protestuan për një penallti në minutën e gjashtë, kur Conor Gallagher u rrëzua në zonën e The Reds, por gjyqtari heshti dhe nuk shikoi as në VAR.

Në minutën e tetë, Darwin Nunez krijoi një shans për gol, por që portieri i Chelsat ndërhyri për ta çuar topin në goditje nga këndi.

🚨GOAL | Liverpool 1-0 Chelsea | Diogo Jotapic.twitter.com/c5a3L2IEka

— VAR Tático (@vartatico) January 31, 2024

Sulmuesi uruguaian (18’) kishte sërish një mundësi shënimi, por që portieri i Bluve sërish intervenoi.

Liverpooli më në fund ia doli që të shënonte golin e epërsisë, kur në minutën e 24-të shënuan nëpërmjet Diogo Jotas.

Ben Chilwell (35’) kërkoi penallti kur u rrëzua në zonë nga Ibrahima Konate, por gjyqtari sërish heshti, madje i dha anglezit karton të verdh.

🚨GOAL | Liverpool 2-0 Chelsea | Conor Bradleypic.twitter.com/QnQWhDA6uJ

— VAR Tático (@vartatico) January 31, 2024

Në minutën e 39-të, vendasit shënuan edhe golin e dytë, tani nëpërmjet talentit Conor Bradley, për rezultatin 2-0.

Liverpooli pati shansin që të shënonte edhe golin e tretë, por nga penalltia dështoi Nunez (45+2′) që goditi shtyllën.

Duke parë ritmin e pjesës së parë, me gjasë edhe në 45 minutat e dytë do të ketë së paku një gol. /Telegrafi/

🚨🚨| DARWIN NUNEZ HAS MISSED THE PENALTY!!pic.twitter.com/6E3VwUy6hj

— CentreGoals. (@centregoals) January 31, 2024

Read Entire Article