Dy 16-vjeçarë janë vënë në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga blutë e Tiranës. Tre adoleshentët akuzohen se kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike.
Policia ka lokalizuar vendodhjen e tyre në aksin rrugor Shkozë-TEG dhe gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, ai ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.