“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

5 months ago 6

iShowSpeed është duke i pushtuar rrjetet sociale me deklaratën e tij se Kylian Mbappe nuk do të transferohet te Real Madridi.

Sensacioni i internetit ka thënë se sulmuesi francez nuk do t’i bashkohet gjigantit spanjoll, por një klubi nga Liga Premier.

Derisa është i veshur me fanellën e Manchester United, iShowSpeed thotë se 25-vjeçari do të shkojë tek Arsenali.

Ai madje bënë shaka edhe me ekspertin e transferimeve, Fabrizio Romanon, duke thënë se atij nuk i besojnë, por i besojnë gazetarit italian.

Mbappe tashmë ka konfirmuar largimin nga PSG, ndërsa Real Madridi pritet të jetë destinacioni i tij.

Prezantimi i tij zyrtar sipas mediave spanjolle pritet të bëhet në javën e parë të qershorit, por pas finales së Ligës së Kampionëve që luhet më 1 qershor në Wembley. /Telegrafi/

Read Entire Article