“Më është prishur makina”/ Vajza i rrëfeu sekretin që e ruante prej vitesh, si e inskenoi planin hakmarrës shqiptari, mori kunatin në makinë afër një fabrike dhe…

9 months ago 6

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar vrau me armë zjarri kunatin e tij, me dyshimin se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes.

Pasi 50-vjeçari Fatmir Tarellari ka mësuar nga e bija ngjarjen tronditëse se i riu e kishte përdhunuar që kur ishte 9 vjeçe dhe më pas kishte vijuar të abuzonte me mbesën dhe e shantazhonte se do i nxirrte video intime. Pasi u përball me dëshminë tronditëse të së bijës, 50-vjeçari mësohet se ka inskenuar një plan, ndërsa është justifikuar te gruaja e tij se do të merrte të vëllanë e saj për t’i rregulluar një defekt në makinë.

Teksa me vete kishte një armë gjahu, me leje, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka treguar krimin që kishte kryer. Ndërkohë, oficerët pasi shkuan në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të të riut me plagë në fytyrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article