Kryministr Edi Rama në Shkup, në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian.
“Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thash “aderohemi tani dhe ne do të t’i bashkohemi Malit të Zi”. Viti 2024 dhe nuk besoj që Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë, kam energji, është akt historik, është diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye për optimizmin tim. Pasi zhvilluam darkën dje kuptuam që mund ta bëjmë këtë, mund të flasim për ekonominë. Kur flasim për ushqim duhet të pranoni që nuk jeni më të mirët në rajon.
Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Jemi ballkanas, nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Të kemi mesazh të qartë nga liderët që duhet të harrojmë historinë, duhet ta harroni se cila ngjyrë është e flamurëve tona, ngjyra më e rëndësishme duhet të jetë e flamurit të BE-së. Nëse duam ta realizojmë dhe mos ta humbim këtë mundësi. Kur jemi në formë të mirë ata janë në formë të keqe dhe anasjelltas. Shpresoj që gjithçka të shkojë siç duhet”, tha Rama.
Top Channel