“Më kundërshto pasi ta përfundoj”, Bido i kthehet Zhulalit për deklaratën e Macron për pezullimin e vizave ndaj Kosovës

1 year ago 44

Balkanweb app Get it on Google Play

Ardit Bido, Profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Ilda Zhulali, ekspertja për çështjet Ndërkombëtare, janë përfshirë një debat në studion e emisionit “Open” në News24.

Shkak është bërë deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjatë diskutimit, Bido u ndërpre nga Zhulali, i cili iu kthye duke i thënë “më kundërshto pasi të përfundoj”.

Pjesë nga debati në studio:

Zhulali: Jo pa qëllim është bërë ky mekanizëm që asnjë vend në mënyrë të njëanshme të zhbëjë procesin e liberalizmit të vizave. Ky është një garanci shtesë për Kosovës,

Bido: Ky mekanizëm s’ka të bëjë me atë që deklaroi Macron sot. Sipas një procedure të gjatë në kuadër të politikave…

Zhulali: Jo jo s’është ashtu!

Bido: Jo, jo s’është ashtu! Të përfundoj dhe më pas më kundërshtoni. Mundet të më kundërshtoni kur ta them. Se nuk e dini se çfarë do them. Ky mekanizëm ka të bëjë me vendimmarrjen e këshillit evropian pas një procedure te gjatë nëse ka ankesa për abuzime nga shtetet që kanë përfituar liberalizimin e vizave. Kjo nuk do të thotë se Këshilli Evropian nuk ka të drejtë në çdo moment që në formën e një sanksioni ndaj shteteve që nuk janë pjesë e BE për carë lloj mase që ajo gjykon. Ndaj e them këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article