“Më pëlqeu skuadra, do jetë finale e bukur ndaj Atalantas” – Alonso flet pas arritjes së madhe

5 months ago 22

Bayer Leverkusen është në finalen e Ligës së Evropës, duke u hakmarrë ndaj Romës për eliminimin e vitit të kaluar.

“Aspirinat”  e kanë quar rekordin në plot 49 ndeshje pa humbje, rekord historik ky në gjithë historinë e kampionateve elitare.

Xabi Alonso shijon momentin magjik dhe kualifikimin e Bayer Leverkusen të tij në një finale të madhe.

“E imagjinoja, që ndeshja me Romën ishte e vështirë. Ishin në disavantazh të dy golave për shkak të dy episodeve, por nuk duhet harruar se sa kemi krijuar dhe më pëlqeu reagimi i skuadrës”.

“Vitin e kaluar ishim pranë finales, tani e siguruam. Në finale do të takojmë sërish një skuadër italiane, Atalantan. Gasperini e drejton prej shumë vitesh dhe është një skuadër e fortë, do të jetë diçka e bukur t’i sfidojmë”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/

Read Entire Article