“Më shpejt në BE, falë Inteligjencës Artificiale”/ Kryeministri Rama: Me këtë model, ia dalim 5 vite më herët se Kroacia

10 months ago 24

Procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të bëhet shumë më shpejt, falë Inteligjencës Artificiale, sipas kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp një ditë pas samitit BE – Ballkani Perëndimor, kreu i qeverisë tha se Inteligjenca Artificiale është pjesë e strategjisë së Shqipërisë, strategji të cilën e prezantoi edhe në samit.

“E kam informuar Brukselin për modelin tonë të ri të Inteligjencës Artificiale, me të cilin do të vendosim organizmin e BE-së në sistemin tonë. Kjo do të jetë pjesë e  strategjisë sonë të procesit, duke qenë gati 5 vite më shpejt nga Kroacia, që mbahet mend për një performancë serioze. Asaj i mori 7 vite, sikurse do të na merrte edhe ne, sikurse mund t’i marrë vendeve në rajon, nëse do të ndiqnim rrugën tradicionale, me një armatë përkthyesish dhe juristësh, vetëm për të bërë përkthimin dhe redaktimin e dhjetëra mijëra faqesh masa ligjore, që duhet të adoptojë një vend për t’u bërë gati për anëtarësim në BE”.

Digjitalizimi i prokurimeve publike është një tjetër nismë, që sipas qeverisë, do të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit në Shqipëri, duke duke adresuar kështu të gjitha gjetjet që kanë dalë gjatë procesit të screen-ing në Bruksel.

“Kam informuar edhe për modelin tjetër që synojmë të jetë gati brenda këtij mandati, për minimizimin e pjesëmarrjes së njeriut në prokurimet publike. Tani jemi në procesin e kolaudimin dhe do të fillojmë zbatimin me shpejtësi, që falë Inteligjencës Artificiale është më e lartë se rruga tradicionale”.

Top Channel

Read Entire Article