Me thikë në dorë dhe armë imituese grabisnin njerëzit në rrugët e Tiranës, policia arreston 3 të rinj

9 months ago 18

Tiranë, kërcënonin njerëzit në rrugë me thikë dhe pistoletë imituese dhe i grabisnin, Shërbimet e komisariatit nr.2 arrestojnë në flagrancë 3 të rinjtë

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb dhe News24 se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku shërbimet e komisariatit nr.2 në kryeqytet kanë arrestuar një grup prej 3 djemsh që përdornin thikë dhe pistoletë që dukej si origjinale( pistoletë çakmak) duke krijuar frikë te qytetarët në rrugë.

Tre të rinjtë vidhnin me dhunë grupe të ndryshme të rinjsh në orët e vona kudo që qarkullonin. Brenda çerek ore kanë grabitur dy grupe njënte piramida dhe një te Rogneri, por dyshohet që mund të kenë grabitur edhe të tjerë. Komisariati nr.2 sapo ka marrë njoftimin i ka arrestuar në flagrancë. Tre të rinjtë të moshave 16-17 vjeç akuzohen për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article