Me urdhër të Italisë, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Gëzim Sallakut

10 months ago 25

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të paluajtshme në pronësi të Gëzim Sallakut. Sekuestro është kërkuar nga autoritetet italiane, të cilat e akuzojnë Sallakun për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në listën e pasuriste të sekuestruara përfshihen apartamente, si dhe sipërfaqe toke.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara.

Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; dhe

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

Read Entire Article