Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto më kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai shkruan se tashmë është bërë traditë që çdo verë të vizitojë Shqipërinë, si një përmbyllje e pushimeve.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe foton ku shfaqen të dy të përqafuar dhe buzëqeshur.
Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb