Me vetëm tri ndeshje të mbetura, Ballkani duket i avantazhuar ndaj Llapit dhe Dritës – orari i Superligës deri në fund

5 months ago 13

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani tani është shkëputur dhe duhet të gabojë në dy nga tri ndeshjet e mbetura, që Llapi dhe Drita të kenë mundësi për titullin e kampionit.

Ilir Daja, Tahir Batatina dhe Zekirija Ramadani janë treshja që kanë luftuar për titullin e kampionit në këtë sezon, i cili mund të vendoset më herët se sa në xhiron e fundit.

Kjo pasi, Ballkani është lideri me 69 pikë, ndërsa Llapi dhe Drita kanë nga 66 pikë.

Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, e ku të gjitha zhvillohen në orar të njëjtë, tri ekipet që po luftojnë për titull, kanë nga dy ndeshje në shtëpi dhe një si mysafir.

Por sa i përket përballjeve mes vete, do të takohen vetëm Llapi me Ballkanin dhe atë në xhiron e 35-të (të para fundit) në “Zahir Pajaziti.

Ballkani në Suharekë ekipet e Fushë Kosovës dhe Prishtinës, ndërsa siç e cekëm udhëton te Llapi.

Llapi luan mysafir te Liria, ndërsa pret në shtëpi Malishevën dhe Ballkanin.

Në anën tjetër Drita tri ndeshjet i zhvillon në Gjilan, ku pret në shtëpi Malishevën dhe Feronikeli 74, ndërsa luan me Gjilanin si mysafir.

Se kush do të shpallet kampion mbetet të shihet kur kanë mbetur edhe nëntë pikë në lojë, me Ballkanin që duket shumë i avantazhuar. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e mbetura të tre rivalëve për titull.

Xhiro 34: Ballkani – Fushë Kosova (E diel, 12 maj)

Xhiro 35: Llapi – Ballkani (e shtunë, 18 maj)

Xhiro 36: Ballkani – Prishtina (e shtunë, 25 maj)

Xhiro 34: Llapi – Malisheva (E diel, 12 maj)

Xhiro 35: Llapi – Ballkani (e shtunë, 18 maj)

Xhiro 36: Liria – Llapi (e shtunë, 25 maj)

Xhiro 34: Drita – Feronikeli 74 (E diel, 12 maj)

Xhiro 35: Gjilani – Drita (e shtunë, 18 maj)

Xhiro 36: Drita – Malisheva (e shtunë, 25 maj)


/Telegrafi/

Read Entire Article