Mediat e huaja jehonë vizitës së Blinken në Shqipëri

8 months ago 8
15:42 15/02/2024

Ato vlerësojnë se vendi ynë është një aleat i rëndësishëm i Uashingtoni

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë vizitës së Sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë.

“Blinken viziton Shqipërinë, aleatin kyç rajonal të SHBA-së” këtë titull ka zgjedhur prestigjozja amerikane Washington Post për të pasqyruar vizitën e sekretarit të gjashtë amerikan që viziton vendin tonë.

Thekson se me këtë vizitë Uashingtoni riafirmon marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër agresionit rus.

Edhe Zëri i Amerikës shkruan se vizita e Blinken merr një rëndësi të veçantë për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar angazhimin amerikan në këtë rajon përballë përpjekjeve destabilizuese të Rusisë. Në këtë kontekst kjo shihet dhe si një vlerësim për rolin e Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për qëndrueshmërinë e rajonit.

Nga ana tjetër edhe agjenica e lajmeve Associates Press e cilëson Shqipërinë një aleat kyç rajonal të SHBA që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe thekson faktin se Uashingtoni ka mbështetur fuqishëm integrimin e Shqipërisë në bllok. Po ashtu agjencia e lajmeve Reuters e cilëson vendin tonë një partner vendimtar për Uashingtonin dhe se kjo vizitë është shenjë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Edhe rrjeti televiziv amerikan ABC news ka pasqyruar në detaje takimet me zyrtarët shqiptarë dhe çështjet që do të diskutohen gjatë kësaj vizite.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article