Blutë kanë mbyllur bashkëpunimin me 43-vjeçarin, drejtimin e merr italiani Di Biagio
Klubi i Dinamos njoftoi përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti.
Palët kanë vendosur të ndërpresin marrëdhëniet mes tyre në përfundim të fazës përgatitore në Pogradec.
Mehmeti ndihmoi blutë e kryeqytetit që të riktheheshin në elitën e futbollit shqiptar.
Drejtimin e Dinamos do ta marrë italiani Luigi Di Biagio.
18-herë kampionët e Shqipërisë do të drejtohen nga ish-tekniku i përfaqësueses Shpresa në Itali.
Pjesë e stafit teknik të 52-vjeçarit do të jenë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj si dhe Fabrizio Piçareta.
Blutë e kryeqytetit do të vazhdojnë përgatitjet për disa ditë në Itali, ku trajneri Di Biagio dhe stafi do të njihen me ekipin.
Ekipit kryeqytetas mund t’i bashkohet mesfushori Salvatore Molina, të cilin Di Biagio e ka trajnuar më parë në përfaqësuesen U-21.
Dinamo është bërë pjesë e një projekti të ri, ku do të binjakëzohet me Manchester City-n dhe selia e klubit do të zhvendoset në Durrës.
Klan News
Të ngjashme