Prokurorët gjermanë njoftuan se katër anëtarë të Hamasit janë arrestuar nën dyshimin se po planifikonin sulme ndaj institucioneve hebraike në Evropë.
Tre të dyshuar u arrestuan në Berlin dhe një tjetër në Holandë, por është e paqartë nëse arrestimi në këtë të fundit është i njëjti i raportuar nga autoritetet daneze më herët gjatë ditës së sotme.
Policia në Danimarkë deklaroi këtë mëngjes se tre arrestime u bënë në Danimarkë dhe një në Holandë për një komplot të dyshuar terrorist, pa deklaruar motivet apo lidhjet e të dyshuarve. Izraeli pretendoi se ata “po vepronin në emër të Hamasit”.
Sipas Sky News, në një deklaratë për arrestimet, ministri gjerman i drejtësisë Marco Buschmann tha se sulmet ndaj hebrenjve ishin shtuar në Gjermani që nga shpërthimi i luftës.
“Prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që hebrenjtë në vendin tonë të mos kenë frikë përsëri për sigurinë e tyre”, u shpreh ai.
Top Channel