Më e shtrenjta e të gjitha kohërave
Merkato e kësaj vere ishte me e shtrenjta e të gjitha kohërave. Shpenzimet më të mëdha financiare u bënë nga 5 kampionatet elitare europiane. Por cili është formacioni që kushtoi më shumë? Në një rreshtim klasik 3-4-3, në portë renditet si më i shtrenjti Andre Onana, për të cilin Manchester United i pagoi Interit 52.05 milionë Euro.
Në mbrojtje rreshtohen Kim Min-jae nga Napoli te Bayern Munich për 50 milionë Euro. Më i shtrenjti në këtë formacion është Moisés Caicedo. Brighton arkëtoi nga Chelsea, 133 milionë Euro. Në formacion është edhe Jude Bellingham për të cilin Real Madrid pagoi 103 milionë. Mesfushori me tipare sulmuese, Kai Havertz i kushtoi Arsenalit 75 milionë Euro.
Ndonëse nuk është rreptësisht një sulmues i djathtë, blerja me e shtrenjtë në këtë pozicion është ajo e Randal Kolo Muani që kaloi nga Enitracht Frankfurt tek PSG për 95 milionë Euro.Në të majtën është Neymar për 90 milionë tek Al Hilal ndërsa qendërsulmuesi për të cilin u pagua më shumë eshtë Harry Kane, nga Tottenham tek Bayern Munich për 100 milionë Euro. Janë 11 futbollistë por në total, arrijnë shifrën 905.5 milionë Euro.
Tv Klan
Të ngjashme