Mero Baze ironizon qëndrimet e Kurtit: Kur (Rama) e ftonte për Ballkanin e Hapur i kërkonte Procesin e Berlinit! Tani që e kërkon për Procesin e Berlinit, i kërkon Ballkanin e Hapur

1 year ago 24
Reklamë

Gazetari Mero Baze ka ironizuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për “Ballkanin e Hapur”.

Baze kujton rastet kur Kurti refuzonte të merrte në “Ballkanin e Hapur”, duke u shprehur se beson te “Procesi i Berlinit”, që mbështetet dhe nga Bashkimi Europian.

“Kur e ftonte për Ballkanin e Hapur i kërkonte Procesin e Berlinit. Tani që e kërkon për Procesin e Berlinit, i kërkon Ballkanin e Hapur (Mbledhje të dy qeverive)”, shkruan Baze në një reagim në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës nuk duron dot faktin që “Shqipëria i shkon aty në emër të Perëndimit”.

“Duket që inatin më të madh e ka pse Shqipëria i shkon aty në emër të Perëndimit. Këtë nuk e duron dot. “Ballkanin e Hapur” se paska pasur aq inat”.

Top Channel

Read Entire Article