Merrnin ryshfet për të shpërndarë metadon, Prokuroria e Durrësit çon për gjykim infermerien

10 months ago 9

Prokuroria e Durrësit ka çuar për gjykim dy punonjësit e qendrës së Shpërndarjes së Metadonit, të cilët u denoncuan me zë e figurë teksa merrnin ryshfet për shpërndarjen e këtij medikamenti.

Infermierja M.L., akuzohet se ka marrë drejtpërdrejtë shuma parash deri në 3.000 lekë, për vete ose për persona të tjerë, për shpërndarjen e Metadonit tek përdoruesit e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

Xh.Z., akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ishte ‘ura lidhëse’ mes infermieres që jepte medikamentin dhe personave që jepnin ryshfet për ta marrë atë.

Read Entire Article