Mesazhe ngushëllimi nga sporti dhe politika

9 months ago 39
23:34 08/01/2024

Beckenbauer nderohet si ‘perendor’, kryeministri Rama: Shkëputet një tjetër copë nga fëmijëria jonë

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit gjerman dhe botëror, Franz Bekenbauer ka lënë trishtim në botën e sportit dhe jo vetëm.

“Shkathtësia e tij e pashembullt, tranzicionet e këndshme midis mbrojtjes dhe mesfushës, kontrolli pa të metë i topit dhe stili vizionar për mënyrën se si luhej futbolli. Trashëgima e Bekenbauer si një nga më të mëdhenjtë e të gjithë kohërave të futbollit është e padiskutueshme” shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të UEFA-s.

Fjalë të mëdha edhe nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, që ka rikthyer në vëmendje faktin që gjermani ishte lojtari i parë që ngriti lart trofeun aktual të Kupës së Botës.

“Një legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, Franz Beckenbauer ka arritje dhe triumfe të cilat janë skalitur në histori dhe megjithatë, me gjithë popullaritetin e tij, Perandori mbeti gjithmonë modest dhe me këmbë në tokë”, thuhet në mesazhin e organizmit të futbollit botëror.

Bekenbauer mbajti për disa vite postin e presidentit të nderit te skuadra e Bayern Munich, që arriti të fitojë 5 kampionate dhe 3 trofe Europian. Ndërkaq, në vitin 2011, Bekenbauer u vlerësua si ambasador nderi në Kosovë.

Mesazhet e ngushëllimit nuk munguan as nga Shqipëria.

“Bota e futbollit, Gjermania dhe tifozët humbën një prej simboleve të kësaj loje të mrekullueshme. Lamtumirë “Perandor”, faleminderit për gjithçka i ke dhënë futbollit!” shkruan në mesazhin e ngushëllimit presidenti i FSHF, Armand Duka dhe njëherësh, anëtar i komitetit ekzekutiv në UEFA.

“Valltar të baletit modern” e ka cilësuar kryeministri i vendit, Edi Rama fituesit e dy kupave të Botës dhe dy Topa të Artë.

“Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, shkruan ndër të tjera Rama.


Të ngjashme

Read Entire Article