Messi apo Maradona? Papa Francesco befason të gjithë se kush është futbollisti më i mirë në histori

11 months ago 7

Si çdo argjentinas tjetër, edhe Papa Françesku është një fans i madh i futbollit dhe tani në një intervistë për një media italiane ka folur edhe një herë për këtë sport, që nuk është hera e parë në karrierën e tij.

Papa Françesku nuk e ka fshehur asnjëherë se është një adhurues i madh i futbollit dhe klubi i tij i preferuar nga fëmijëria është San Lorenzo.

Si njeri që ndjek futbollin, në një intervistë në emisionin TG1, ai është pyetur se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Në atë debat, argjentinasit japin dy futbollistë të mëdhenj që shumëkush i konsideron si më të mëdhenjtë, Lionel Messi dhe Diego Maradona, por Papa Françesku donte t’i shtonte një emër tjetër. Sigurisht, është legjenda braziliane Pele, i cili u largua nga kjo botë në fund të vitit të kaluar.

📹VIDEO: Pope Francis received in #Mauritius a jersey of his favorite football team @SanLorenzo. A gesture of affection from the youth. #PopeinAfrica pic.twitter.com/wk6T3Ni9E6

— ACI Africa (@aciafricanews) September 9, 2019

I pyetur për të zgjedhur mes Messit dhe Maradonës, Papa vendosi të shtojë një tjetër emër në listën e futbollistëve më të mëdhenj.

“Unë do të shtoja të tretin, Pele. Këta janë tre futbollistë që ndoqa dhe të gjithë janë të mrekullueshëm, secili me specialitetet e veta”.

“Messi është shumë i mirë për momentin. Maradona si njeri i dështuar, i varfër, ai rrëshqiti dhe njerëzit rreth tij nuk e ndihmuan. Jeta e tij përfundoi keq dhe u takuam vitin e parë që u bëra papë. Ai erdhi të më takonte”, tha Papa dhe më pas vazhdoi:

Pope Francis: “🇦🇷 Messi or Maradona? I choose 🇧🇷 Pele. Maradona as a player was great, but he failed as a man.

Messi, in turn, is very correct, a gentleman. But, For me, of these three, the great gentleman is Pelé. A man with a heart and a very great humanity.” pic.twitter.com/I9PujPnpjt

— Football Talk (@FootballTalkHQ) November 3, 2023

“Messi është shumë korrekt dhe një zotëri, por mes të treve, zotëria më i madh është Pele. Ai është një njeri me zemër shumë të madhe. Unë fola me të, u ulëm në aeroplan në Buenos Aires dhe ai është një burrë. të njerëzimit të madh”, përfundoi Papa. /Telegrafi/

Read Entire Article