Messi dhe Suarez mahnisin tifozët

6 months ago 13
Reklamë
21:21 22/02/2024

Nis sezoni i ri futbollistik në SHBA

Inter Miami bëri një debutim spektakolar në sezonin e ri të MLS, ku protagonistë absolutë ishin Leo Messi dhe Luis Suarez.

Në Chase Stadium, skuadra e David Beckham mundi 2-0 Real Salt Lake, duke konfirmuar kështu pritshmëritë e mëdha në nisje të kampionatit.

Që në minutat e para, yjet e Inter Miami shuruan një shfaqe futbolli, duke arritur kulmin në minutën e 83-të, me golin e dytë.

Messi, i cili dha asist në golin e parë, mori topin në mesfushë dhe me një hap të gjatë dogji kundërshtarët dhe mbërriti në zonën e rreptësisë, ku zgjodhi Suarezin.

Këtu uruguaiani me një prekje të parë brilante shërbeu për 20-vjeçarin Gomez, i cili kontrolloi dhe shënoi me këmbën e djathtë në portën kundërshtare.

Ne pamë një Messi në formë të shkëlqyer. Madje, gjatë ndeshjes, ai i çmendi kundërshtarët me driblimet apo pasimet e tij.

Fishekzjarrë dhe argëtim në Miami, që ëndërron shumë me Messin dhe Suarezin duke i dhënë skuadrës amerikane shkëlqim nga ai i Barcelonës së disa viteve më parë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article